Taksat paguhen rregullisht por tregu i Kombinatit kthehet në burim infeksionesh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2026, 12:17

Tregu i Përzier i Kombinatit po kthehet çdo ditë e më shumë në një vatër të rrezikshme infeksioni për tregtarët dhe qytetarët që e frekuentojnë atë. Kushtet skandaloze higjieno-sanitare po dëmtojnë drejtpërdrejt shëndetin e të gjithëve, ndërsa dy banjot e tregut mbeten tërësisht jofunksionale dhe të lëna në harresë të plotë.

Përditshmëria e shitësve pranë këtyre ambienteve është kthyer në një makth të vërtetë, ku derdhja e ujërave të zeza, prania e fekaleve në ambientet e jashtme dhe grumbullimi i mbeturinave krijojnë një mjedis mbytës dhe të papërballueshëm. Edhe pse tregtarët paguajnë rregullisht të gjitha taksat dhe detyrimet e përcaktuara, ata përballen çdo ditë me erën e rëndë, mungesën absolute të dezinfektimit dhe rrezikun e drejtpërdrejtë nga sëmundjet infektive.

Ajo që e bën akoma më shqetësuese situatën është papërgjegjshmëria e autoriteteve dhe përgjegjësve të tregjeve. Përfaqësuesit e tyre mjaftohen me inspektime sipërfaqësore, duke bërë vetëm disa foto sa për të kaluar radhën, pa ndërmarrë asnjë masë konkrete për pastrimin, dezinfektimin apo riparimin e nyjave sanitare. Ndërkohë, tregtarët apelojnë me urgjencë pranë institucioneve përkatëse për të ndërhyrë menjëhirë, për të evituar këtë përhapje epidemie dhe për të garantuar kushte minimale higjjene e dinjiteti në punën e tyre të përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit