Një lajm i rëndë ka tronditur familjen, miqtë dhe të afërmit e 24-vjeçarit Adrian Abazi nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh.
Sipas njoftimit të familjes, i riu ka humbur jetën më 6 nëntor 2026, në moshën vetëm 24-vjeçare. Rrethanat e vdekjes së tij të papritur nuk janë bërë të ditura.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 11 nëntor, në varrezat e fshatit Jabllanicë e Leshanit, ku familjarët, miqtë dhe të afërmit do t'i japin lamtumirën e fundit.
Një jetë e re e ndërprerë shumë herët, duke lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e tij më të dashur.
JOQ Kosova i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Abazi dhe të gjithë atyre që e njohën Adrianin.
U prehtë në paqe! ️