“Shteti t’ua marrë fëmijët!” – Eman Rrahmani kundër birësimit të paligjshëm nga çiftet e së njëjtës gjini

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.11.2026, 16:22

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka dalë sërish kundër disa dispozitave të Kodit Civil, veçanërisht atyre që mundësojnë regjistrimin e bashkësive civile mes personave të së njëjtës gjini.

Rrahmani ka kritikuar edhe qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje, duke theksuar se nuk pajtohet me idenë që njohja e bashkësive të tilla përfaqëson emancipim.

“Kryeministri Albin Kurti beson se kjo është një vlerë, është emancipim. Unë mendoj ndryshe, sepse Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan, e kështu ekziston bota”, deklaroi Rrahmani.

Deputeti ka shprehur kundërshtime edhe lidhur me birësimin e fëmijëve, duke deklaruar se nëse një çift i së njëjtës gjini ka birësuar një fëmijë në mënyrë të jashtëligjshme, shteti duhet të ndërhyjë.

“Nëse një çift i të njëjtës gjini ka birësu fëmijën, e ka bërë jashtëligjshëm dhe shteti duhet t’ia marrë fëmijën. Kjo është sigurim i mirëqenies së fëmijës”, u shpreh ai.

Rrahmani theksoi se miratimi i Kodit Civil është i domosdoshëm për Kosovën, por sipas tij, dispozitat që lidhen me bashkësitë civile dhe çështjet e birësimit duhet të rishikohen përpara se dokumenti të marrë miratimin përfundimtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit