Kërkohet nga Policia për vjedhje të rëndë, kush është Fidan Kamisholli? Qytetarëve u kërkohet ndihmë për ta gjetur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.11.2026, 16:09

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë publike për ndihmë në lokalizimin e Fidan Kamishollit, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Policia u bën thirrje të gjithë personave që kanë informacione për vendndodhjen e Kamishollit të kontaktojnë menjëherë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit