Skandal me barnat për pacientët me kancer! Familjarët paguajnë 950 euro për terapinë që mungonte në Onkologji, barnatorja nuk u jep as kupon fiskal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.11.2026, 14:35

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Kosova, këtë herë nga një familjar i një pacienteje të diagnostikuar me kancer, i cili pretendon se është detyruar të paguajë plot 950 euro për një terapi që mungonte në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Sipas denoncuesit, terapia e nevojshme për nënën e tij nuk ishte në dispozicion në klinikë, ndaj familja u detyrua ta siguronte me shpenzimet e veta në një barnatore në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Përveç çmimit të lartë, familjari pretendon se barnatorja nuk i ka lëshuar as kupon fiskal për pagesën prej 950 eurosh.

"Unë e kam nënën me kancer dhe kemi paguar 950 euro për një terapi. Barnatorja në Ulpianë nuk na ka lëshuar as kupon fiskal, asgjë. Kjo është terapia që ka munguar në Klinikën e Onkologjisë", shprehet qytetari në denoncimin e tij për JOQ Kosova.

Rasti ngre shqetësime serioze për furnizimin me barna në institucionet publike shëndetësore dhe për barrën financiare që u mbetet familjeve të pacientëve me sëmundje të rënda. Pretendimet për mungesën e terapisë dhe moslëshimin e kuponit fiskal kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.

Pse pacientët me kancer duhet të paguajnë qindra euro nga xhepi për terapi që nuk gjenden në Onkologji, dhe kush mban përgjegjësi për këtë situatë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit