Sozia femër e Erion Veliajt publikon një nënë naive duke i thithur faqet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2026, 09:57

Rilindja duket se ka zëvendësuar filmat e aktorit kryesor të Tiranës, me deputetët talentë të spikatur të Elbasanit, ndër ta sozia femër që mbështetet nga ata që qelinë e kanë shtëpi të përhershme.

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka ndërmarrë një mision të lartë propagandistik në Labinot-Mal, duke i dhuruar një nëne të zonës një përqafim të kapur në kamera.

Në këtë epokë ku estetika e dhimbjes popullore shitet si humanizëm partie, vizita u shndërrua në një masterclass se si t’i ofrosh dashuri elektorale një komuniteti që ka harruar se si duket rrjeti i ujësjellësit apo një mjek në fshat.

Por, siç ndodh gjithmonë kur fasada digjitale ndeshet me faturat e papaguara të realitetit, pasqyra e komenteve ka qenë më e ftohtë se çezmat e thara të zonës. Qytetarët nuk e kanë kursyer sarkazmën ndaj këtij paternalizmi cinik që e trajton varfërinë si sfond estetik për profilin e radhës:

“Servilët e partisë! Pyete nënë sa e ka pensionin, a ka spital, shkollë, rrugë apo ujë ai fshat?”- shkruan një prej tyre, duke rikujtuar se dikur Labinot-Mali kishte një sistem shëndetësor bazë, mami, dentistë dhe jetë, ndërsa sot ka mbetur një skenografi e braktisur për t'u qarë hallin para lenteve.

Indinjata ka prekur edhe palcën e marrëdhënies mes pushtetit dhe qytetarit: “Ju, Sara, e dini që ai fshat nuk ka ujë dhe fëmijët nuk i kanë në shtëpi? Ju dini vetëm të thoni se njerëzit janë të mirë e mikpritës, por jeni ju si parti që i shpërfytyruat. Turp t'ju vijë për përfitimin nga kjo shtresë!”

Në fund të ditës, bilanci i kësaj sagë është i qartë: Labinot-Mali mbetet pa ujë, pa shërbime dhe me shtëpi të boshatisura nga emigracioni, por të paktën banorët e tij e morën konfirmimin se faqet e tyre kanë një vlerë të lartë tregu në bursa... sidomos kur shërbejnë për të larë ndërgjegjen e një deputeteje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit