Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka paralajmëruar se të martën, më 10 nëntor 2026, disa qytete dhe fshatra të Kosovës do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin rajonet e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa në disa zona mungesa e energjisë elektrike është planifikuar të zgjasë deri në 9 orë.
KEDS ka publikuar listën e plotë të lokaliteteve dhe oraret e ndërprerjeve:
PRISHTINË | 09:00 – 18:00
Pa energji elektrike do të mbetet zona e KFOR-it. Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve për konvertimin e linjës nga tensioni 10 kV në 20 kV.
PEJË – KLINË | 10:00 – 11:00
Ndërprerje do të ketë në Klinë, Dresnik, Dollc, një pjesë të rrugës Sadik Rama, ETC Elkos Trading dhe Nora.
FERIZAJ – SHTIME | 09:00 – 12:00
Pa rrymë do të mbesin fshatrat Davidovc, një pjesë e Gjugjajt (Gjurkoc), Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.
MITROVICË | 10:00 – 15:30
Ndërprerjet do të prekin Rahovën, Zhazhën, Vllahinë, Zijaqën, Dedin, Zabërgjën, Selacin, Maxherën, Melenicën, Boletinin, Kelmendë-Lipën, Lisicën, Lipën, si dhe rrugët Shemsi Ajeti, Bislim Bajgora, Brigada 141 Mehë Uka, Kadri Bistrica, Kemajl Ataturku, Hekurudhës dhe Brigada 142.
GJAKOVË – MALISHEVË | 10:00 – 15:30
Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë.
GJILAN – KAMENICË | 10:00 – 15:30
Ndërprerje do të ketë në disa pjesë të fshatrave Berivojcë, Crepanë, Dheu i Bardhë, Koretin dhe Topanicë.
Sipas KEDS-it, punimet kanë të bëjnë me mirëmbajtjen preventive të rrjetit, pastrimin e traseve, eliminimin e defekteve dhe realizimin e projekteve investive.
Qytetarëve të zonave të prekura u rekomandohet të planifikojnë aktivitetet e tyre duke marrë parasysh oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve.
⚡ A është lagjja apo fshati juaj në listën e ndërprerjeve për nesër?