Arbri kthehet te “Gogel”, Veliaj i jep “One Albania” tenderin me garë fiktive “zero” lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.11.2026, 21:14

Pavarësisht situatës dhe lëvizjeve të bujshme politike, marrëveshjet e heshtura në Bashkinë e Tiranës duket se kanë rifilluar. Dy vëllezërit Veliaj janë kthyer sërish në qendër të lëvizjeve ekonomike dhe drejtuese, ndërsa tenderët dhe ndryshimet e strukturave po kthehen në shinat e vjetra të ndikimit.

Rikthimi i Arbër Veliajt te “Gogel”

Sipas zhvillimeve të fundit, Arbër Veliaj ka marrë sërish frenat e kompanisë “Gogel”. Nën shembullin e lëvizjeve të vëllait të tij, më 2 nëntor 2026, Arbri ka shkarkuar administratoren Riana Muçobega dhe ka marrë personalisht drejtimin e kompanisë Gogel Holdings shpk. Ky hap vjen në një kohë kur lëvizjet administrative brenda bashkisë kanë pësuar kthesa të papritura.

Tenderi i ri për “One Albania” dhe gara me vete

Përveç rikthimit të vëllait në biznes, Bashkia e Tiranës ka rivendosur plotësisht partneritetin me kompaninë celulare “One Albania”.

Më 26 tetor 2026, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit për Lotin e I-rë me objekt: “Ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban – Infrastrukturë Komunikimi (Dark Fiber dhe Internet)”. Për një periudhë 24-mujore, kompania “One Albania” ka përfituar kontratën në vlerën e fondit limit prej 32,619,290 lekë pa TVSH.

Edhe pse tenderi ishte organizuar fillimisht nga Anuela Ristani, frenat i ka marrë sërish në dorë kryebashkiaku, i cili tashmë kontrollon prokurimet përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi (të cilin e kishte rikthyer në detyrë pasi Ristani e kishte shkarkuar më parë). Ajo çka e bën garën edhe më të dyshimtë është fakti se “One Albania” ka konkurruar praktikisht me veten, pasi përballë kishte një operator ekonomik tjetër që kishte bërë një ofertë formale prej 0 (zero) lekësh, duke lënë rrugë të lirë për shpalljen e fituesit të parapëlqyer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit