Policia nuk ndal gjobat ndaj qytetarëve, 21 protestues ndëshkohen me nga 5 mijë lekë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.11.2026, 16:06

Policia e Tiranës duket se nuk ka ndërmend t'i ndalë gjobat ndaj protestusve. Plot 21 qytetarë janë ndëshkuar me nga 5 mijë lekë secili, pasi morën pjesë në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve.

Sipas Policisë, qytetarët nuk iu bindën thirrjeve të efektivëve për të liruar rrugën, ndaj ndaj tyre u plotësuan procesverbale për kundërvajtje administrative. Një reagim që vjen me shpejtësi kur bëhet fjalë për ndëshkimin e protestuesve, ndërsa mbetet për t'u parë nëse e njëjta vendosmëri shfaqet edhe përballë problemeve të tjera që qytetarët denoncojnë çdo ditë.

Për 21 protestuesit, fatura është bërë tashmë: nga 5 mijë lekë secili. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit