Bie çmimi i naftës në Kosovë, paralajmërohen ulje të tjera gjatë ditëve në vijim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.11.2026, 13:55

Lajm i mirë për shoferët në Kosovë! Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit, ndërsa pritet që lirimi të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu, çmimi i naftës ka rënë për rreth 4 centë për litër, ndërsa ai i benzinës për 2 centë. Aktualisht, një litër naftë kushton nga 1.81 deri në 1.83 euro, ndërsa benzina nga 1.48 deri në 1.50 euro.

Istogu ka deklaruar se ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar menjëherë edhe në pikat e karburanteve në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë një tjetër ulje të lehtë, por gjithçka do të varet nga zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht situata në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për derivatet nëse ulja e çmimeve ndërkombëtare nuk reflektohet edhe në tregun vendas.

Po ju, sa po e paguani një litër naftë apo benzinë në qytetin tuaj?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit