Të vjella dhe diarre nga uji me fekale, rritet numri i vlonjatëve të helmuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2026, 10:39

Vala e shqetësimit për cilësinë e ujit në Vlorë duket se po lë pas pasojat e para në shëndetin e qytetarëve.

Spitali Rajonal ka regjistruar një numër në rritje banorësh nga lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore me simptoma të theksuara të të vjellave dhe diarresë. Deri më tani, pacientët kanë marrë trajtimin me serume në ambientet spitalore dhe janë kthyer në banesat e tyre, pasi gjendja nuk ka kërkuar shtrim të detyruar.

Të gjitha dyshimet janë drejtuar nga rrjeti i furnizimit me ujë, aq më tepër që këto zona kishin përjetuar së fundmi ndërprerje dhe rifillim të furnizimit pas ndërhyrjeve për riparimin e ujësjellësit.

Nga ana tjetër, analizat laboratorike të deritanishme flasin për një panoramë kontradiktore. Në të paktën dy mostra të analizuara është vërejtur mungesë e plotë e klorit, ndërsa në të tjera parametrat kanë dalë brenda normave. Edhe pse institucionet ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për shkakun e saktë të këtij shqetësimi shëndetësor, situata kërkon transparencë të menjëhershme dhe kontroll të rreptë të rrjetit për të mbrojtur banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit