Alarmante në Kosovë: 79 persona humbën jetën në aksidente trafiku për vetëm 8 muaj, 44 prej tyre shoferë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2026, 18:02

Rrugët e Kosovës vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, nga janari deri në gusht, 79 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.

Sipas të dhënave të bëra publike nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 74 aksidente me pasoja fatale, prej të cilave 22 kanë qenë vetaksidente. Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 44 kanë qenë shoferë.

Përballë këtyre shifrave shqetësuese, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, duke respektuar kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit.

Hoxha ka theksuar se policia ka intensifikuar praninë në terren, mbikëqyrjen dhe kontrollet rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.

79 jetë të humbura për tetë muaj janë një bilanc tragjik që duhet të shërbejë si alarm për të gjithë. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që siguria në rrugët e Kosovës të merret më seriozisht?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit