Një ngjarje e rëndë është raportuar në Klinë, ku një foshnjë është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00, ndërsa pas pranimit në spital, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t'i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet dhe procedurat për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.