Prej muajsh zvarritet rrugëve të Durrësit me këmbën e thyer: Është i pastrehë, ta ndihmojë dikush!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.11.2026, 20:15

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet një burrë rreth të 40-ave, i cili prej kohësh jeton në rrugë dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.

Bëhet fjalë për një person të pastrehë, i cili, sipas qytetares, prej më shumë se një viti ka një këmbë të thyer, ndërsa prej 2-3 muajsh nuk arrin të lëvizë normalisht dhe detyrohet të zvarritet nëpër rrugët e qytetit, duke kërkuar lëmoshë.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, ai shihet duke u zvarritur në zonën e Vollgës, në kushte tejet të vështira. Qytetarja thotë se burri nuk shfaq sjellje agresive ndaj banorëve, por gjendja e tij shëndetësore dhe ekonomike është mjaft shqetësuese.

Përmes këtij denoncimi, ajo i bën apel Bashkisë Durrës dhe strukturave të shërbimeve sociale që të verifikojnë rastin, të sqarojnë se çfarë ka ndodhur me këtë person dhe të ndërhyjnë për t'i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sociale.

Është e papranueshme që një njeri në këto kushte të detyrohet të zvarritet rrugëve për të mbijetuar, pa pasur mundësi të marrë kujdesin që i nevojitet.

Ky njeri nuk mund të lihet më në mëshirë të fatit. Bashkia dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë, t'i ofrojnë kujdesin mjekësor dhe strehimin e nevojshëm, duke i rikthyer dinjitetin dhe mundësinë për një jetë më të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit