Nafta po ua zbraz xhepat qytetarëve, Qeveria vetëm paralajmëron: Çmimi tavan rikthehet nëse fitimi kalon 12 centë për litër!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.11.2026, 18:30

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën, nëse kompanitë e karburanteve tejkalojnë marzhën e përcaktuar të fitimit. Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se çmimet e derivateve po monitorohen çdo ditë, ndërsa autoritetet janë të gatshme të ndërhyjnë në rast të devijimeve.

Sipas ministres, çmimet që aplikohen në pompat e karburanteve po krahasohen me të dhënat e Doganës së Kosovës dhe përllogaritjet e Ministrisë. Nëse konstatohet se marzha e fitimit tejkalon 12 centë për litër, Qeveria mund të rikthejë kufizimin e çmimeve. Kusari-Lila ka sqaruar se shtrenjtimi i fundit i naftës lidhet me lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, deri më tani nuk është njoftuar ndonjë vendim i ri për vendosjen e çmimit tavan. Institucionet do të vazhdojnë monitorimin e tregut për të parandaluar abuzimet e mundshme me çmimet.

Po ju, sa po e paguani aktualisht një litër naftë në qytetin tuaj?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit