Aksident i rëndë në minierën e Martaneshit, humb jetën një minator

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.11.2026, 13:45

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku një minator ka humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas informacioneve paraprake, punonjësi ka pësuar një aksident në ambientet e minierës, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët do të kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Deri më tani, nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Ndërkohë, grupi hetimor pritet të kryejë ekspertizat dhe të mbledhë provat në vendin e aksidentit, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në humbjen tragjike të jetës së minatorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit