52 ditë luftë për jetën, shuhet Oltion Haliti nga Skenderaj pas aksidentit me motoçikletë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.11.2026, 10:39

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur fshatin Kozhicë të Skenderajt. I riu Oltion Haliti ka ndërruar jetë pas 52 ditësh në kujdes intensiv, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident me motoçikletë.

Për më shumë se shtatë javë, i riu qëndroi nën kujdesin e mjekëve, ndërsa familjarët dhe të afërmit shpresonin në shërimin e tij. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve, Oltioni nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra.

Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar familjarët përmes një njoftimi prekës. Ata kanë bërë të ditur se detajet për ceremoninë mortore dhe kohën e varrimit do të publikohen më vonë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Haliti! ️

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit