Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të një zjarr të rënë në një pallat në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Pamjet e mbërritura në redaksi janë filmuar gjatë natës nga një distancë e largët. Mes ndërtesave të zonës dallohet një vatër zjarri, ndërsa shtëllunga të dendura tymi ngrihen në ajër dhe bëhen të dukshme mbi horizontin e qytetit.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkakun e zjarrit, përmasat e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Pritet që shërbimet zjarrfikëse të ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.