Panik në qiejt e Europës: Valë e re kërcënimesh me bombë alarmon linjat ajrore

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.11.2026, 22:50

Një valë e re kërcënimesh me bombë ka tronditur sërish linjat ajrore europiane, duke shënuar incidentin e tretë të këtij lloji brenda kësaj jave.

Të premten, disa fluturime me destinacion ose nisje nga Lisbona, Roma, Praga dhe Sofia u kthyen në shënjestër të këtyre alarmeve. Autoritetet konfirmuan se si pasojë e kërcënimeve, tre prej avionëve u shoqëruan me urgjencë nga avionë luftarakë hungarezë në hapësirën ajrore.

Edhe Franca raportoi se të paktën katër fluturime të saj u përballën me kërcënime për bomba, por fatmirësisht të gjithë avionët prekën tokën të sigurt.

Sipas të dhënave zyrtare, pas kontrolleve të imtësishme nga grupet e ekspertëve, deri të premten nuk është gjetur asnjë lëndë eksplozive në asnjë prej mjeteve ajrore. Policia dhe agjencitë e sigurisë kanë nisur hetimet për të zbuluar origjinën e këtyre alarmeve me ngjyrim terrorizues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit