Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një i ri vetëm 22 vjeç ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor katërrotësh (ATV).
Viktima është identifikuar si Argent Hodaj, i cili ndërroi jetë pasditen e së premtes, rreth orës 15:00, pasi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua nga një lartësi.
Pas njoftimit, njësitë policore kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij ndodhej motori katërrotësh i dëmtuar. Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut.
Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit dhe njësitë e Forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë që i mori jetën 22-vjeçarit.
Një jetë e re u shua tragjikisht. Ngushëllime familjes dhe të afërmve! ️