Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Adnon Jasharit, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, në lidhje me vrasjen e Diana Kastratit në vitin 2011.
Sipas njoftimit, kërkesa e Policisë vjen pas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka caktuar seancën gjyqësore për datën 10 nëntor 2026.
Diana Kastrati ishte vetëm 27 vjeçe kur u vra me armë zjarri më 18 maj 2011 në Prishtinë. Ajo kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet vetëm 22 ditë para vrasjes, por kërkesa e saj nuk ishte trajtuar në kohë.
Pas 15 vitesh, ish-partneri i saj vazhdon të jetë i pakapshëm për autoritetet.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij të njoftojnë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Autoritetet garantojnë se informacionet e dhëna nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet.