Maran publikon listën e Kombëtares për dy sfidat vendimtare të Nations League

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.11.2026, 13:05

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy përballjet e fundit të Shqipërisë në këtë edicion të UEFA Nations League.

Kuqezinjtë do të zbresin fillimisht në fushë më 12 nëntor, ku do të presin Finlandën në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Sfida e dytë do të luhet më 15 nëntor, në transfertë ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, duke nisur nga ora 18:00.

Dy ndeshjet e fundit pritet të jenë vendimtare për fatin e Shqipërisë në grup. Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Maran mban vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia ndjekin kuqezinjtë me nga 7 pikë secila.

Me kreun e grupit në lojë, Kombëtarja shqiptare synon të marrë rezultatet e duhura në këto dy përballje për ta mbyllur me sukses fazën e grupeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit