15 vite pa Diana Kastratin, nëna prek zemrat: “Emri yt nuk harrohet kurrë, deri sa të më mbulojë dheu”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.11.2026, 10:14

Kanë kaluar mbi 15 vite nga vrasja tragjike e Diana Kastratit në Prishtinë, por dhimbja e nënës së saj, Makfire Kastrati, vazhdon të jetë po aq e madhe.

Në një postim prekës në Facebook, ajo ka kujtuar vajzën e saj, duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin ndaj institucioneve që, sipas saj, nuk arritën ta mbronin Dianën, ndonëse ajo kishte kërkuar mbrojtje emergjente.

“15 vjet e 6 muaj e 12 ditë pa vajzën time Diana. 15 vite nuk u bë e mundur ta ndalonte shteti vrasësin”, ka shkruar ajo.

“Emri yt nuk harrohet kurrë, zemra e nënës, Diana, deri sa të më mbulojë dheu”, janë fjalët rrëqethëse të nënës.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshë të re, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente për shkak të kërcënimeve ndaj saj dhe vajzës së saj.

Ndërkohë, pas më shumë se 15 vitesh, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj të akuzuarit Adnan Jashari të zhvillohet në mungesë, pasi ende nuk është siguruar prania e tij.

Një nënë që nuk e harron kurrë të bijën dhe një rast që vazhdon të presë drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit