Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.11.2026, 14:24
Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Dibër, ku 43-vjeçarja Majlinda Mara dyshohet se i vuri flakën babait të saj, 89-vjeçarit Adem Mara, pasi e spërkati me benzinë. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, ajo ka deklaruar se shkak për ngjarjen kanë qenë konfliktet dhe grindjet e vazhdueshme me të atin. Sipas saj, ka pritur derisa babai të shtrihej për të fjetur dhe, pasi e ka zënë gjumi, e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën, për t'u larguar më pas nga dhoma.
Si pasojë e këtij akti, 89-vjeçari ka pësuar djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe është transportuar drejt Tiranës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacioneve, gjendja e tij shëndetësore është kritike dhe ai ndodhet në rrezik për jetën. Ngjarja është raportuar në policinë e Burrelit nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të moshuarit.
Policia ka ndaluar 43-vjeçaren Majlinda Mara, ndërsa ndaj saj është ngritur akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë. Prokuroria po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa e dyshuara pritet të dalë përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR