Lajm i mirë për familjen Preniqi nga Obiliqi! Behar Preniqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, pritet të kthehet pranë familjes së tij pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë.
Lajmin për lirimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale, duke shprehur gëzimin dhe emocionet për rikthimin e tij në shtëpi.
“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Preniqi ishte arrestuar në gusht të vitit 2025, teksa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.