6 vite nga arrestimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë betejën ligjore në Hagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.11.2026, 10:37

Sot, më 5 nëntor 2026, bëhen gjashtë vjet nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Më 4 nëntor 2020 u arrestua Jakup Krasniqi, ndërsa një ditë më vonë u ndaluan edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që atëherë, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë qëndruar në paraburgim në Hagë.

Pas gati gjashtë vjetësh, më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale shpalli vendimin e shkallës së parë, duke dënuar Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, por jo fajtorë për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet, ndërsa procesi gjyqësor mbetet një nga çështjet më të ndjeshme për opinionin publik në Kosovë.

Ndërkohë, më 17 nëntor pritet edhe një vendim tjetër ndaj Hashim Thaçit në një proces të veçantë, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit