Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike për sot, e enjte, 5 nëntor, në disa komuna të vendit. Qytetarët dhe bizneset në zonat e prekura mund të mbeten pa rrymë deri në 9 orë.
Podujeva do të jetë ndër komunat më të prekura, ku nga ora 09:00 deri në 18:00 është planifikuar ndërprerja e energjisë në Sekiraqë, Kunushevc, Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë të Ulët. Ndërprerje të tjera parashihen nga ora 10:00 deri në 14:00 në Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Orllan dhe disa fshatra të tjera.
Në Klinë, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 08:00 deri në 14:00, duke përfshirë Klinavcin, Gjurgjevikun e Vogël, Shtupelin, Zllakuqanin dhe disa vendbanime përreth.
Në Prizren dhe Dragash, ndërprerjet janë planifikuar kryesisht nga ora 09:00 deri në 15:30, në zona si Gorozhubi, Zhuri, Baçka, Dikanca, Leshtani, Radeshi, Nasheci dhe Zymi.
Në Ferizaj dhe Shtime, disa fshatra do të mbeten pa energji nga ora 10:00 deri në 15:00, përkatësisht deri në 14:00, për shkak të ndërhyrjeve në rrjet.
Në Vushtrri dhe Skenderaj, ndërprerjet janë planifikuar nga ora 10:00 deri në 16:00, varësisht nga vendbanimi.
Në Viti, ndërprerje priten nga ora 10:30 deri në 15:30, duke përfshirë Pozharanin, Kllokotin, Sllatinën, Remnikun dhe disa zona të tjera.
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet lidhen me punimet për mirëmbajtjen, eliminimin e defekteve dhe përmirësimin e rrjetit elektrik.
Qytetarëve u rekomandohet të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orareve të paralajmëruara, pasi kohëzgjatja e ndërprerjeve mund të ndryshojë në varësi të punimeve.