Një banor i pallatit të shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi familja e tij.
Ai tregon se në momentin e shpërthimit ndodhej në ballkon dhe nisi të bërtiste për ndihmë, ndërsa dera e banesës ishte dëmtuar rëndë dhe djali kishte mbetur brenda.
“Fatmirësisht erdhi nusja nga shkolla, hapi derën dhe nxori çunin”, rrëfen burri, ende i tronditur nga ajo që kishte përjetuar.
Banori shprehet se shpërthimi ishte jashtëzakonisht i fuqishëm dhe se ende nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur, pasi sapo ishte kthyer nga spitali.
Ngjarja tragjike shkaktoi vdekjen e një 82-vjeçareje dhe la 10 persona të lënduar, ndërsa një tjetër person rezulton ende i pagjetur.