Shpërthim i fuqishëm në Elbasan: Përfshihet nga flakët pallati, shemben muret dhe shkallët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.11.2026, 15:25

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një pallat në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit janë shembur muret e një apartamenti, si dhe shkallët e ndërtesës.

Menjëherë pas ngjarjes është nisur evakuimi i banorëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për nxjerrjen e tyre nga pallati përmes shkallëve të ndërtesës.

Paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur, por deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin e tyre apo gjendjen shëndetësore.

Ndërkohë, operacionet e emergjencës vijojnë në vendngjarje, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e shpërthimit dhe bilanci i plotë i dëmeve të shkaktuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit