Policia publikon foton e të dyshuarit në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.11.2026, 14:00

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” në Ferizaj.

Sipas Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 1 tetor 2026, në një lokal në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ndërsa personi i dyshuar ende nuk është identifikuar.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Policia ka publikuar fotografinë e personit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacione për identitetin apo vendndodhjen e tij të lajmërojnë organet e rendit.

Policia ka garantuar se identiteti i qytetarëve që ofrojnë informacione do të mbahet konfidencial.

A e njihni personin në fotografi? Nëse keni informacione, kontaktoni Policinë e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit