Gjendet i pajetë një burrë në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.11.2026, 09:18

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Suharekë, ku një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të martën, më 3 nëntor, rreth orës 14:30. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t'i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit