Tmerr në Bulqizë: Ariu sulmon për vdekje 53-vjeçarin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2026, 21:56

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur zonën e Bulqizës pasditen e sotme, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar nga një kafshë e egër, e cila dyshohet të jetë ari.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar me urgjencë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Trupi i pajetë i viktimit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t'i nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën në terren për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit