Dikur, në vitin 2012, një fierak doli publikisht para kamerave dhe ngriti zërin për hallet e tij. Foli me aq pasion, sa pamjet përfunduan në YouTube dhe, me kalimin e viteve, u kthyen në një prej memeve më të njohura shqiptare.
Kanë kaluar 14 vite dhe ai duket se mbetet një nga shembujt më të rrallë të një fieraku që vendosi të mos heshtte dhe t'i shprehte publikisht shqetësimet e tij.
Madje, kur revolta studentore u përhap në disa qytete të Shqipërisë, me të rinj që bojkotuan mësimin, dolën në rrugë dhe u përballën me policinë, Fieri pati vetëm disa përpjekje të kufizuara për protestë. Një grup gjimnazistësh u mblodhën, por tubimi u shpërnda brenda pak minutash.
Duket se në Fier hallet janë të shumta, por të ngresh zërin për to qenka një ngjarje që ndodh vetëm një herë në 14 vjet!
Për të shmangur çdo keqkuptim, kjo video publikohet në frymë humori dhe satire. Nuk ka për qëllim të ofendojë apo të paragjykojë fierakët, por të ironizojë një situatë konkrete dhe mungesën e mobilizimit të gjerë qytetar në këtë rast.