40-vjeçari në Tiranë aplikon mënyrën e trishtë për t’u vetëvrarë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2026, 19:54

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një apartamenti me qira ditore.

Bëhet fjalë për shtetasin R. C., banues në Tiranë, i cili u gjet pa shenja jete në ambientet e një banese me qira ditore në zonën e Yzberishtit.

Rrethanat e ngjarjes janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve paraprake nga një zyrtar policor, dyshimet e para sugjerojnë se 40-vjeçari mund të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit