Incident në bazën ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset në kraharor me armën e shërbimit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.11.2026, 18:15

Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ishte duke kryer detyrën si roje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30–17:00. Ushtari, i identifikuar me inicialet O.D., dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që të ketë tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se efektivi ka marrë një plagë me armë zjarri në kraharor, pranë zemrës. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e ushtarit raportohet e rëndë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e transferimit të tij drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishte bërë pjesë e Forcave të Armatosura prej një kohe të shkurtër. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar që të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe arsyet që çuan në plagosjen e rëndë të efektivit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit