Luftuan me flakët gjatë gjithë verës, ushtarakët denoncojnë: Ende nuk kemi marrë bonuset e premtuara!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2026, 17:20

Një ushtarak nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vonesën në dhënien e bonuseve për angazhimin në operacionet kundër zjarreve gjatë sezonit veror të këtij viti.

Sipas tij, pavarësisht se ushtarakëve u ishte premtuar se shpërblimi financiar do të jepej në muajin shtator, deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë pagesë. Ai shprehet se nuk kanë marrë as një shpjegim për vonesën dhe nuk dinë se ku mund të drejtohen për të kërkuar të drejtën e tyre.

Gjatë muajve të verës, Shqipëria u përball me vatra të shumta zjarresh në zona të ndryshme të vendit, ndërsa efektivët e Forcave të Armatosura u angazhuan në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës, shpesh në kushte të vështira dhe duke rrezikuar jetën.

Në këto kushte, është e papranueshme që shpërblimet e premtuara për punën dhe angazhimin e tyre të mbeten ende pezull, pa një afat të qartë dhe pa një shpjegim zyrtar.

JOQ Albania i bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve përgjegjëse të sqarojnë se përse nuk janë ekzekutuar ende këto pagesa, çfarë e ka shkaktuar vonesën dhe kur do të përfitojnë ushtarakët bonuset që u janë premtuar.

Ata që u përballën me flakët për të mbrojtur jetën, banesat dhe pronat e qytetarëve meritojnë më shumë sesa premtime që shtyhen nga një muaj në tjetrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit