Një automjet i tonazhit të rëndë është kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës në aksin Kombinat–Peze Helmes, pasi ka lëvizur duke derdhur inerte përgjatë gjithë segmentit rrugor. Sipas denoncimit të mbërritur pranë redaksisë sonë, mjeti me targë AB447XU ka lënë pas një sasi të konsiderueshme inertesh, duke krijuar vështirësi dhe rrezik për drejtuesit e tjerë të automjeteve.
Qytetari që ka dërguar pamjet ngre shqetësimin për mungesën e sigurisë në këtë aks, ku materialet e shpërndara në rrugë mund të shkaktojnë rrëshqitje, humbje të kontrollit të automjeteve dhe aksidente, veçanërisht për drejtuesit e motorëve dhe automjetet që lëvizin me shpejtësi.