Grabitet karburanti në Klos, dyshohet për dy autorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.11.2026, 10:51

Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas informacioneve paraprake, autorë të ngjarjes janë dy persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në ambientet e karburantit dhe kanë kërcënuar punonjësin, duke i marrë paratë që ndodheshin në kasafortë.

Mësohet se njëri prej grabitësve ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa personi tjetër ka marrë shumën e parave. Pas realizimit të grabitjes, të dy autorët janë larguar nga vendngjarja. Ende nuk dihet sa është shuma e parave të përvetësuara dhe nëse grabitësit kanë qenë të armatosur.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve, ndërsa pritet të verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të hedhur dritë mbi dinamikën e grabitjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit