Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e saj, duke kërkuar që hetimet të shtrihen edhe te ish-vjehrra e viktimës.
Përmes një postimi në Facebook, Zhubi i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta marrë në pyetje edhe ish-vjehrrën e Arlindës, për të sqaruar pretendimet lidhur me dhunën psikologjike që dyshohet se e ndjera kishte përjetuar.
Në reagimin e saj, Zhubi ka rrëfyer edhe përvojën personale gjatë martesës së parë, duke pretenduar se kishte përjetuar ofendime, përbuzje dhe presion psikologjik nga ish-vjehrra e saj.
Kjo thirrje vjen në kohën kur qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së saj.
Pretendimet e ngritura nga Zhubi mbeten për t'u verifikuar nga organet kompetente.