Kujdes ku i keni planet sot! Këto zona të Kosovës do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2026, 08:35

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 3 nëntor, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa rajone të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve në rrjetin energjetik, mirëmbajtjes preventive dhe përmirësimit të sigurisë së sistemit. Në disa zona, qytetarët mund të mbesin pa rrymë deri në 7 orë.

Më poshtë janë zonat dhe oraret e ndërprerjeve:

Prishtinë (09:00 – 16:00)

Pa energji elektrike do të mbesin pjesë të rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, si dhe zona e Qeverisë së Kosovës.

Pejë (10:30 – 15:30)

Ndërprerjet do të përfshijnë një numër të madh rrugësh dhe lagjesh të qytetit, përfshirë pjesë të rrugëve Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Nëna Terezë, Gjergj Fishta, si dhe zonën e Sheshit Haxhi Zeka, Qendrës Spitalore dhe Gjimnazit.

Pa rrymë do të mbesin edhe fshatrat Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Stankaj, Levoshë dhe zona e Majës së Zezë.

Prizren (10:00 – 15:30)

Ndërprerje do të ketë në zonat Euro Graniti, Atmaxha I dhe II, Tupeci I, II dhe III, Landovicë, si dhe Tulltorja I dhe II.

Mitrovicë dhe Skenderaj

Nga ora 10:00 deri në 16:00, pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushil dhe një pjesë e Skenderajt.

Ndërsa nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë edhe në Rashan dhe Terstenë.

Gjilan

Nga ora 10:30 deri në 12:30, pa rrymë do të mbesin pjesë të rrugëve Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham, Elena Gjika, Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit dhe disa rrugë të tjera, si dhe Velekinca e Epërme dhe e Ulët.

Ndërprerje do të ketë edhe në pjesë të rrugëve Arben Ramadani, Hysen Tërpeza, Arbëri dhe Lidhja e Prizrenit.

Nga ora 10:30 deri në 15:00, punimet do të prekin edhe zonat Shurdhan, Pidiq, Selishtë, Qelik, Haxhtë, Isufaj dhe Terziaj, si dhe disa lokalitete të tjera përgjatë daljes së Zhegrës.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet janë të nevojshme për realizimin e punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik.

Qytetarët dhe bizneset në zonat e prekura këshillohen t'i organizojnë aktivitetet e tyre duke pasur parasysh oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit