Reagon Arbër Hajdari: Nuk kam ëndërruar kurrë të punoj me Lali Erin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2026, 23:01

Pas letrës së bujshme nga qelia ku Erion Veliaj thoshte se Edi Rama po i bënte presion për t’ia dorëzuar çelësat e Bashkisë së Tiranës Arbër Hajdarit, nuk ka vonuar reagimi i vetë opinionistit të nderuar të Big Brother.

Përmes një postimi plot mllef, Hajdari ka shpërthyer me tone të ashpra duke u distancuar totalisht nga kryebashkiaku.

"Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës." – shkruan ai.

Nëse Veliaj thjesht po fantazon nga mërzia e qelisë apo emri i Hajdarit ka dalë vërtet nga zyrat e Rilindjes, këtë do ta vërtetojnë zgjedhjet që po afrojnë. Por një gjë duket sheshit: teksa kriza po zien brenda llojit dhe Rama me Veliajn kanë nxjerrë thikat, Arbëri ka nuhatur fituesin dhe ka zgjedhur të bëhet me më të fortin e pushtetit. Pemët e "Pyllit Orbital" dhe koha kur Hajdari mblidhte vota për Veliajn u harruan me të rënë prangat; tashmë që Lali po fundoset, Arbëri vijon të shohë me admirim Liderin Suprem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit