U aksidentua me motor një javë më parë, 16-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2026, 19:51

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, një javë pasi u aksidentua rëndë me çiklomotor në Balldre të Lezhës.

Ngjarja ndodhi më 26 tetor, rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë. I mituri po kthehej nga shkolla kur, sipas raportimeve, dyshohet se humbi kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe u rrëzua në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, 16-vjeçari pësoi dëmtime të rënda trupore dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi i shtruar për një javë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i mituri nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit