Shëndetësia europiane: Lagështirë,myk dhe suva e rënë në Ambulancën e Bathores

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2026, 15:45

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet Ambulanca e Bathores, në Lagjen nr. 1.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksi, qytetari shprehet i habitur që, sipas tij, deri më sot nuk është folur për kushtet në këtë ambient shëndetësor.

Pamjet e dërguara nga qytetari tregojnë një situatë shqetësuese: mure të plasaritura nga lagështira dhe myku, dyshek krevati të dëmtuar e të grisur, si dhe suva të rëna në dysheme.

"Nuk kam nevojë të flas fare, mund ta shikoni vetë gjendjen", shprehet qytetari, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Banorët meritojnë ambiente shëndetësore të përshtatshme dhe higjienike, ku të mund të marrin shërbimin e nevojshëm pa u përballur me kushte të tilla.

Pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave për përmirësimin e kushteve në këtë ambulancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit