“Sindroma e Zegjinesë” prek gjithë PS, ministrja e Ramës nuk lidh dot 7 fjalë bashkë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.11.2026, 15:08

Duket se “sindroma e Zegjinës” është kthyer në një epidemi të pashërueshme brenda radhëve të Partisë Socialiste, ku ministrat, sapo ndiejnë mbi vete vështrimin e rëndë të "kryekryetarit", humbasin jo vetëm fjalët, por edhe vetë italishten e shqipen bashkë. Protagonistja e radhës e këtij spektakli sikleti është Ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni, e cila ka pësuar një bllokim epik para kamerave dhe nuk ka arritur të lidhë 7 fjalë bashkë.

Gjatë aktivitetit të 9 tetorit për prezantimin e reformës madhështore “Shkalla e Meritës”, ministrja Pirdeni u shfaq nën një tension të tillë skenik, saqë fjalimi i saj u shndërrua në një enigmë të vërtetë gjuhësore. Përballë vetë Kryeministrit Edi Rama, ajo u hutua aq keq, sa u detyrua të kërkonte falje live përpara se të rifillonte rrjedhën:

“Dhe në fund, më në fund për nga rada, jo në fund, nga rada, sorry” u shpreh ajo, duke e korrigjuar veten në fluturim, për ta mbyllur me perlën: “Dhe në fund, nga rada, për mbi gjitha e para nga rëndësia, për qytetarin”.

Natyrisht, një shfaqje e tillë amatore nuk kishte se si të kalonte pa "bekimin" e shefit. Vetë Edi Rama u desh të ndërhynte në skenë për t'i dhënë drejtim ministres së tij për të lidhur 7 fjalë bashkë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit