Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka kritikuar ashpër mentalitetin e disa familjeve shqiptare, të cilat, sipas tij, favorizojnë djemtë kur bëhet fjalë për pasurinë dhe pronat, ndërsa vajzat shpesh lihen në harresë.
Musliu u shpreh se prindërit duhet t'i trajtojnë njësoj fëmijët e tyre, pavarësisht gjinisë, duke theksuar se edhe vajzat kanë të drejtë të kenë pronë dhe të sigurojnë të ardhmen e tyre.
“Femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit me ia ble Mercedesin, me ia mbaru shtëpinë, me ia ble banesën, me ia bo tonat. E për vajzën një pjesë e madhe nuk mendon. Ata të dy janë evladë të njëjtë”, deklaroi Musliu.
Ai solli në vëmendje edhe një thënie profetike lidhur me rëndësinë e rritjes dhe edukimit të vajzave me dinjitet.
Deklarata e tij rikthen në vëmendje një problem të kahershëm në shoqërinë shqiptare, ku në shumë familje pasuria vazhdon të shihet si privilegj i djemve, pavarësisht se vajzat kanë të drejta të barabarta në trashëgimi.
Po ju, a mendoni se prindërit shqiptarë vazhdojnë t'i favorizojnë djemtë në ndarjen e pasurisë?