Një qytetare ka denoncuar një rast të ndodhur ditën e djeshme në recepsionin e një hoteli në qendër të Tiranës.
Sipas raportimit të saj, një person është paraqitur në ambientet e hotelit duke u shtirur si klient i zakonshëm. Ai ka pyetur për çmimin e një dhome dhe më pas është afruar te recepsioni ku ka vjedhur kutinë e bakshisheve.
Pas largimit të tij, është konstatuar mungesa e kutisë që përmbante një shumë monetare prej rreth 20 mijë lekësh.
Qytetarja kërkon që personi përgjegjës të kthejë vlerën e marrë brenda 24 orëve, në të kundërtën rasti do të denoncohet pranë Policisë.
Përmes këtij publikimi, ajo kërkon gjithashtu të sensibilizojë bizneset e tjera, veçanërisht hotelet dhe subjektet që kanë recepsione, që të tregojnë kujdes dhe të jenë vigjilentë ndaj personave që mund të shfrytëzojnë situata të tilla.