Po ecte në trotuar, “Range Roveri” me shpejtësi skëterrë i merr jetën 67-vjeçares

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.11.2026, 12:25

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare që po ecte në trotuar.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40, në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur automjeti që drejtohej nga 27-vjeçarja Bleona Pashuku dyshohet se humb kontrollin, del nga rruga dhe përplaset me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën këmbësorja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila ndodhej duke ecur në trotuar në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit