Studentët e Gjuhëve të huaja s’u tremben mungesave, bojkotojnë mësimin dhe nisin protestën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2026, 11:36

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë bojkotuar procesin mësimor. Ata janë larguar nga auditorët dhe kanë nisur marshimin protestues, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar.

Ndërkohë, në Fakultetin e Ekonomisë dhe në atë të Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës, si dhe në Universitetin e Mjekësisë, studentët janë rikthyer në mësim për shkak të frikës së akumulimit të mungesave.

Të rinjtë shprehen se janë detyruar të ndërpresin bojkotin, pasi nga dekanatet përkatëse nuk kanë marrë ende një përgjigje lidhur me kërkesën e tyre për trajtimin e mungesave gjatë ditëve të protestës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit