Autori i grabitjes së “Raiffesisen Bank” dyshohet se u arratis me monopatinë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.11.2026, 11:25

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e Raiffeisen Bank, e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas raportimeve, autori ka hyrë në ambientet e bankës me fytyrën e mbuluar me një shall, për të shmangur identifikimin, dhe i ka drejtuar armën arkëtares, duke ia vendosur në kokë dhe duke e detyruar t’i dorëzonte paratë.

Në momentin që është drejtuar për nga dalja, grabitësi ka kërcënuar me armë edhe rojën e sigurisë, duke e mbajtur nën kontroll dhe duke e penguar të ndërhynte. Pas grabitjes, ai dyshohet se është larguar me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Dinamo”.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi shumën e parave të grabitura, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për kapjen e personit përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit