Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.11.2026, 08:28
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në West Los Angeles. Ngjarja ndodhi teksa ai po vendoste pistoletën në këllëf, moment kur arma u shkrep aksidentalisht dhe e plagosi në kofshën e majtë.
Pas incidentit, personeli i poligonit i dha ndihmën e parë, ndërsa më pas ai u transportua me ambulancë drejt një spitali lokal. Sipas raportimeve, regjisori pësoi lëndime të lehta dhe mbërriti në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Michael Mann është një nga emrat e njohur të kinematografisë amerikane dhe ka realizuar disa filma të suksesshëm, mes tyre “Heat”, “Collateral” dhe “Ferrari”. Ai është vlerësuar për stilin e tij regjisorial dhe filmat që kanë lënë gjurmë në kinemanë botërore.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR